Nokia 3310 4G user guide

Skip to main content
All Devices

Nokia 3310 4G

Konfigurimi dhe ndezja e telefonit

Mësoni se si të futni kartën SIM, kartën e memories dhe baterinë dhe se si ta ndizni telefonin.

Mikro-SIM

Mikro-SIM
E rëndësishme: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë mikro-SIM (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Këshillohuni me operatorin celular për përdorimin e një karte SIM që ka një prerje nano-UICC.

Kartat e memories MicroSD

Kartat e memories MicroSD

Përdorni vetëm karta memorie të përputhshme, të miratuara për përdorim me këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që ruhen në kartë.

Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni karikuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të bashkëngjitur.

Konfigurimi i telefonit (me një kartë SIM)

Konfigurimi i telefonit (me një kartë SIM)
  1. Vendosni thoin e gishtit në folenë e vogël në fund të telefonit, ngrini dhe hiqni me kujdes kapakun.
  2. Nëse bateria është në telefon, ngrijeni dhe hiqeni.
  3. Rrëshqiteni kartën SIM në folenë e kartës SIM me zonën e kontaktit të përmbysur.
  4. Nëse keni një kartë memorieje, rrëshqiteni kartën e memories në folenë e kartës së memories.
  5. Përshtatni kontaktet e baterisë dhe vendosni baterinë brenda.
  6. Rivendosni kapakun e pasmë.

Ndizni telefonin

Mbani të shtypur butonin .

Hiqni kartën SIM

Hapni kapakun e pasmë, hiqni baterinë dhe rrëshqitni jashtë kartën SIM.

Hiqni kartën e memories

Hapni kapakun e pasmë, hiqni baterinë dhe nxirrni kartën e memories.

Kodet e qasjes

Telefoni juaj dhe karta SIM përdorin kode të ndryshme për sigurinë.

  • Kodet PIN ose PIN2: Këto kode e mbrojnë kartën tuaj SIM nga përdorimi i paautorizuar. Nëse i harroni kodet ose nëse nuk i keni marrë me kartën tuaj, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit. Nëse shkruani gabim kodin 3 herë rresht, duhet ta zhbllokoni kodin me kodin PUK ose PUK2.
  • Kodet PUK ose PUK2: Këto kode kërkohen për të zhbllokuar një kod PIN ose PIN2. Nëse nuk i keni marrë kodet me kartën tuaj, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
  • Kodi i sigurisë: Kodi i sigurisë ju ndihmon ta mbroni telefonin tuaj nga përdorimi i paautorizuar. Mund të caktoni që telefoni të kërkojë kodin e sigurisë të përcaktuar nga ju. Mbajeni kodin sekret dhe në një vend të sigurt, të ndarë nga telefoni. Nëse e harroni kodin dhe telefoni është i bllokuar, telefoni do të ketë nevojë për shërbim. Për këtë mund të zbatohen tarifa shtesë dhe të gjitha të dhënat tuaja personale në telefon mund të fshihen. Për më shumë informacione, kontaktoni me pikën më të afërt të kujdesit për telefonin tuaj ose me shitësin e telefonit.
  • Kodi IMEI: Kodi IMEI përdoret për të identifikuar telefonat në rrjet. Mund të jetë e nevojshme po ashtu që t'i jepni këtë numër shërbimeve të pikave të kujdesit ose shitësit të telefonit. Për të parë numrin tuaj IMEI, formoni *#06#.
Did you find this helpful?
Fillimi
  • Butonat dhe pjesët
  • Konfigurimi dhe ndezja e telefonit
  • Karikimi i telefonit

Useful Links

PDFSoftware Updates

Countries and Languages

Contact the support team

Chat with us

Before starting chat with our customer support, please leave your contact details. Contact our chat support for online purchases support, product information, warranty support.

Start chat

Chat with us

Before starting chat with our customer support, please leave your contact details. Contact our chat support for online purchases support, product information, warranty support.

Fields marked with an asterisk are mandatory.

Your personal data will be processed according to HMD Global’s Privacy Policy and the HMD Support Supplement.

Email us

Tell us about your problem and we'll get back to you via email.

Contact us

Care centers

Prefer to bring your device in for our experts to have a look at? Find the location of your nearest Nokia & HMD phones, tablets and accessories care center.

Find a care center near you