Lexoni këto udhëzime të thjeshta. Mosrespektimi i tyre mund të rezultojë në situata të rrezikshme ose shkelje të ligjeve dhe rregulloreve vendore. Për informacione të mëtejshme, lexoni të gjithë udhëzuesin e përdoruesit.
Fikeni pajisjen kur përdorimi i pajisjes celulare është i ndaluar ose kur ajo mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, p.sh. në avionë, në spitale ose pranë pajisjeve mjekësore, karburanteve, kimikateve ose zonave të shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat e kufizuara.
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke drejtuar automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë drejtimit të automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
Këtë produkt mund ta instalojë ose ta riparojë vetëm personeli i autorizuar.
Përdorni vetëm bateri, karikues dhe pajisje shtesë të tjera të miratuara nga HMD Global Oy për përdorim me këtë pajisje. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Nëse pajisja juaj është rezistente ndaj ujit, shikoni klasifikimin e saj të mbrojtjes IP te specifikimet teknike të pajisjes për udhëzime më të detajuara.
Pajisja dhe/ose ekrani i saj është prej xhami. Xhami mund të thyhet nëse pajisja hidhet mbi një sipërfaqe të fortë ose merr një goditje të fortë. Nëse thyhet xhami, mos i prekni pjesët prej xhami të pajisjes ose mos u përpiqni ta hiqni xhamin e thyer nga pajisja. Mos e përdorni pajisjen deri sa xhami të zëvendësohet nga personeli i autorizuar i shërbimit.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni me nivele të larta të volumit për periudha të gjata. Kini kujdes kur e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti është në përdorim.
Before starting chat with our customer support, please leave your contact details. Contact our chat support for online purchases support, product information, warranty support.
Start chatPrefer to bring your device in for our experts to have a look at? Find the location of your nearest Nokia & HMD phones, tablets and accessories care center.
Find a care center near you