Nokia XR20 user guide

Skip to main content
All Devices

Nokia XR20

Informacionet për baterinë dhe karikuesin

Informacione për baterinë dhe karikuesin

Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni udhëzuesin e printuar.

Pajisjet me bateri të heqshme Përdoreni pajisjen tuaj vetëm me një bateri origjinale të rikarikueshme. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm më e shkurtër se normalisht, zëvendësoni baterinë.

Pajisjet me bateri të paheqshme Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, pasi mund të dëmtoni pajisjen. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm më e shkurtër se normalisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni atë në pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit.

Karikojeni pajisjen tuaj me një karikues të përputhshëm. Lloji i spinës së karikuesit mund të ndryshojë. Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të pajisjes.

Informacionet e sigurisë për baterinë dhe karikuesin

Pas përfundimit të karikimit të pajisjes suaj, hiqeni karikuesin nga pajisja dhe nga priza. Kini parasysh se karikimi i vazhdueshëm nuk duhet të kalojë mbi 12 orë. Nëse një bateri plotësisht e karikuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.

Temperaturat ekstreme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis temperaturave 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F) për një rendiment optimal. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Kini parasysh se bateria mund të shkarkohet shpejt në temperatura të ulëta dhe të humbasë aq energji sa të fikë telefonin brenda pak minutave. Kur jeni në ambiente të jashtme në temperatura të ulëta, mbajeni telefonin ngrohtë.

Zbatoni rregulloret lokale. Kur është e mundur, ricikloni. Mos e asgjësoni njësojë si mbetjet shtëpiake.

Mos e ekspozoni baterinë ndaj trysnisë jashtëzakonisht të ulët të ajrit dhe mos e lini atë në temperatura jashtëzakonisht të larta, si p.sh. ta hidhni në zjarr, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthimin e baterisë ose rrjedhjen e lëngjeve ose gazit të djegshëm nga ajo.

Mos e zbërtheni, pritni, shtypni, përthyeni, shponi apo dëmtoni baterinë në asnjë mënyrë. Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore. Mos e modifikoni, mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e zhytni apo ekspozoni atë ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.

Përdoreni baterinë dhe karikuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive dhe karikuesve të papërputhshëm dhe të pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose karikuesi është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi ose te shitësi i telefonit para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një bateri ose karikues të dëmtuar. Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme. Mos e karikoni pajisjen tuaj gjatë një stuhie me vetëtima. Kur karikuesi nuk është i përfshirë në kutinë e shitjes, karikojeni pajisjen duke përdorur kabllon e të dhënave (e përfshirë) dhe një përshtatës elektrik me USB (mund të shitet veçantë). Mund ta karikoni pajisjen me kabllo dhe përshtatës elektrikë të palëve të treta që janë në përputhje me USB 2.0 ose versione të mëvonshme si dhe me rregulloret e zbatueshme të shtetit dhe standardet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë. Përshtatësit e tjerë mund të mos i përmbushin standardet e zbatueshme të sigurisë dhe karikimi me përshtatës të tillë mund të përbëjë rrezik për humbje të pronës ose lëndime personale.

Për të hequr nga priza karikuesin ose aksesorët, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.

Për më tepër, pikat e mëposhtme vlejnë në rast se pajisja juaj ka një bateri të heqshme:

  • Gjithmonë fikeni pajisjen dhe hiqeni karikuesin përpara se të hiqni kapakët ose baterinë.
  • Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik prek shiritat metalikë në bateri. Kjo gjë mund të dëmtojë baterinë ose objektin tjetër.
Did you find this helpful?
  • Keep your phone up to date
  • Keys and parts
  • Insert the SIM and memory cards
  • Charge your phone
  • Switch on and set up your phone
  • Dual SIM settings
  • Lock or unlock your phone
  • Use the touch screen
Informacionet për produktin dhe sigurinë
  • Për sigurinë tuaj
  • Network services and costs
  • Emergency calls
  • Take care of your device
  • Riciklimi
  • Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq
  • Informacionet për baterinë dhe karikuesin
  • Fëmijët e vegjël
  • Pajisjet mjekësore
  • Pajisjet mjekësore të transplantuara
  • Dëgjimi
  • Mbroni pajisjen tuaj nga përmbajtjet e dëmshme
  • Mjetet
  • Mjedise të mundshme shpërthyese
  • Informacionet për certifikimin
  • Mbi Menaxhimin e të drejtave dixhitale
  • Copyrights and other notices

Useful Links

PDFSoftware UpdatesFull SpecificationsEnvironmental Profile

Countries and Languages

As we offer product user guides in many languages across different regions, you may be redirected to a Nokia phones web page outside of your selected location.

Countries and Languages

Choose Language

Contact the support team

Chat with us

Before starting chat with our customer support, please leave your contact details. Contact our chat support for online purchases support, product information, warranty support.

Start chat

Chat with us

Before starting chat with our customer support, please leave your contact details. Contact our chat support for online purchases support, product information, warranty support.

Fields marked with an asterisk are mandatory.

Your personal data will be processed according to HMD Global’s Privacy Policy and the HMD Support Supplement.

Email us

Tell us about your problem and we'll get back to you via email.

Contact us

Care centers

Prefer to bring your device in for our experts to have a look at? Find the location of your nearest Nokia & HMD phones, tablets and accessories care center.

Find a care center near you